Fshatrat e thellë të Kazakistanit ndalojnë shitjen e alkoolit për të luftuar varësinë (fotot)

26/07/2024 19:29

Në stepat e ashpra kazake, rezidentët e fshatit Karakuduk tashmë nuk gjejnë dot më pije alkoolike në raftet e dyqaneve, teksa ndalimi i alkoolit po mbështet nga gjithnjë e më shumë banorë, prej problemit të vjetër të varësisë në rajon.

Kryebashkiaku Bauyrzhan Zhumagulov, thotë se asnjë nga dyqanet e fshatit Karakuduk nuk shet më pije alkoolike.

“Fshati ynë ka katër dyqane por asnjë nuk shet më alkool. Më parë dy prej tyre shisnin pije alkoolike por prej rënies së kërkesës ndaluan dhe nuk shitet më.

Oficeri vendas i policisë Kuanysh Kalelov, tha per rrjetin AFP se që kur është ndaluar alkooli në dyqane është reduktuar dhe krimi ose trazirat në lokalitet.

“Nuk kam regjistruar asnjë krim dy-tre vitet e fundit, kjo besoj se ka të bëjë dhe me ndalimin e shitjeve të alkoolit. Por kam bërë dhe punë parandaluese, duke u thënë njerëzve sesi do të procedohen nëse konsumojnë alkool në vende publike, por tashmë njerëzit e kuptojnë mirë këtë”.

Karakuduk ndodhet ne rajonin perëndimor kazak Qostanay, rreth 600 km larg kryeqytetit Astana. Zona ka burime nafte dhe energjie si shumica e rajoneve të Kazakistanit, vend i cili menaxhohet nga një qeveri autoritare e stilit ish-Sovjetik.

FOTO GALERI
4/7
Oficeri vendas i policisë Kuanysh Kalelov, tha per rrjetin AFP se që kur është ndaluar alkooli në dyqane është reduktuar dhe krimi ose trazirat

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA