E rëndë! Mbytet 20-vjeçari në Durrës, kishte dy ditë që…
26/07/2024 22:50
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Durrës, ku viktimë është një 20-vjeçar.
Rreth orës 20:30, në lagjen nr. 13 Durrës, në Sektorin Iliria, është gjetur i pa jetë në det, i riu me inciale A. R.
Dyshohet se ai është mbytur aksidentalisht.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërkohë që 20-vjeçari kishte humbur kontaktet me familjarët dy ditë më parë.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Top Channel