Listat e mbyllura përplasën në Kuvend deputetët Gazment Bardhi dhe Enkelejd Alibeaj.
Alibeaj: Do mbahet mend kjo seanca e sotme. Sot është momenti të thuhet e vërteta. Këta deputetë sot janë në konflikt interesi, po përcaktojnë karrigen e deputetëve për zgjedhjet e 2025. Secili nëse ka pak moral, duhet të largojë duart nga interesi vetë.
I është dhuruar Ramës mandati i katërt qeverisës. Edi Rama, që me votimin që do të bëhet sot, merr qeverisjen e katërt. Sot nuk ka më opozitë, është arritur bashkëqeverisja, dhe përsa kohë është ndarë pazari, e vetmja gjë mbetet ku do jem si deputet nesër. Po e bëj ndryshimin që të strukem te listat e fiskuara. Shqiptarët nuk kanë pse i votojnë se e kanë të sigurt, vetëm 40 do të quhen deputetë të shqiptarëve.
Sot ka rënë parlamenti i shqiptarëve, është parlamenti i deputetëve që mendojnë për karrierën e tyre. Si ka mundësi i jepet mandati i katërt atij që nuk vjen. Frika e vetme që kanë është SPAK, kjo i bashkon. Dhe tani plani i radhës është si t’i biem SPAK-ut. Damian, erdhe kërkove pazar, nuk e gjete. Jo vetëm po ricikloni tranzicioni 34-vjeçar, por po sillni edhe njëherë shkaktarët e skamjes, varfërisë, problemeve.
Duan të burgosin votën e 70% të shqiptarëve që nuk i duan, që janë aleatë të SPAK. Për një pisllëk të madh, ka një pisllëk akoma më të madh. Por, ka gjithmonë mundësi për të bërë lista të hapura. Kushdo që do të krijojë formacione të reja, e ka mundësinë të përballet me listat të hapura. Do të jetë lista e 34-vjeçarit të huaj dhe lista e qytetarëve në zgjedhjet e 2025. Bëni çfarëdo lloj makinacioni, nuk do t’ia dilni dot.
Bardhi: Drafti që kemi sot përpara për votim dhe që na është paraqitur nga kolegët, parashikon vetëm këto: I kemi krijuar mundësi çdo qytetari dhe kolegu që harron se në këtë sallë është si produkt i vullnetit për partive politike, se nuk mund të ketë një parim sot dhe tjetër kur u ulëm të gjithë bashkë. Meqë qenkemi parimorë dhe dëshirojmë që ai që ka më shumë vota të vijë në Kuvend, jepeni dorëheqjen se ka të tjerë që ka më shumë vota se ca në këtë sallë. A është propozimi që ka ardhur më i miri i mundshëm, ndoshta jo, ndoshta po. Edhe me sistemin mazhoritar, kush i propozon kandidatët, kryetari! Jepni ide e propozime se ne Kuvend ka ardhur vetëm një propozim. Alibeaj e pranon edhe vetë te propozimi se mund të ketë listë fiksuese deri në 1/3. 137 deputetë këtu janë produkt i listave të mbyllura, tre të tjerë kanë ardhur pasi thyen herësin. Jo më kot është ai model, se ata 40 do të jetë përcaktues i qeverisë.
Top Channel