“Burrat do bëhen si zonja”, Gjylameti i përgjigjet Sulës: Çfarë krimi është të jesh grua në këtë Parlament? Kërko falje…

26/07/2024 14:50

Deputetja Blerina Gjylameti i është përgjigjur deputetit të PD, Dashnor Sula, pasi ky i fundit në fjalën e tij tha se pas zgjedhjeve të ardhshme “burrat do të bëhen si zonja”. 

Sula: Jam i bindur se në Parlamentin pas zgjedhjeve të 2025-ës, do të kemi shumë zonja, por do të kemi edhe shumë nga ata që janë burra që do të bëhen zonja, përmes asaj listës që nuk ndryshon.

Gjylameti: Ia mirëkuptoj kolegut shqetësimin për sistemin, edhe analizën zgjedhore, edhe problematikat që ngriti, por një gjë nuk e mirëkuptoj, çfarë problemi ka të jesh grua këtu? Çfarë krimi është të jesh grua në këtë Parlament?

Gratë e kësaj salle nuk kanë pse të turpërohen, apo të ndihen keq. Unë besoj që analogjia që përdori ishte e gaguar. Nuk e prisnim nga zoti Sula. Tha që ka respet për gratë, por gjatë gjithë fjalimit përmendi që nga burra do kthehen në gra. Të ngrihet të kërkojë falje të madhe, sepse ia kërkuam disa herë me forma të ndryshme.
Kjo sallë me 100 gra dhe 40 burra, është aq e nderuar sa kjo sallë që ka qenë 100 e ca burra dhe shumë pak gra.

Sula: Publikisht shpreh respektin maksimal për të gjithë zonjat në këtë sallë. Ju kam vlerësuar maksimalisht. Jam në parlament nga viti 2005 dhe nuk mund të harroj dhe një zonjë atëherë, e cila i tha një kolegut tonë “kape për zhelesh” dhe nuk kam dëgjuar ndonjë zonjë tjetër me fjalë të pista. Edhe unë burrë jam se kështu më ka bërë nëna. Nga veprimet që kryejnë politikisht, mendoj që nuk janë burra, në këtë kuptim e kisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA