Siguria ka qenë një nga elementët më shqetësues për Lojërat Olimpike në Paris, teksa menjëherë në qendër të sulmeve u vendosën linjat hekurudhore, ku u vendosën disa zjarre të qëllimshme, duke bllokuar qarkullimin për disa orë.
Ndërkohë në orët e pasdites pasi një alarm edhe në atë që quhet Qendra për Median, ambient ku janë vendosur gazetarë, operatorë e fotografë nga e gjithë bota, të cilët do të përcjellin emocionet e Lojërave Olimpike.
Policia franceze veproi me shpejtësi, duke izoluar zonën për më shumë se 10 minuta dhe bërë kontroll të imtësishëm, por më pas gjithçka iu rikthye normalitetit, pasi alarmi rezultoi i rremë.
Evente të tilla madhore janë gjithmonë në shënjestër të terrorizmit. Autoritetet franceze kanë dhënë garanci për sigurinë në ambientet ku do të mbahen garat sportive të Lojërave Olimpike, por mbetet ende shqetësimi për sulme në metro, stacione trenash dhe qendra të tjera grumbullimi të tifozëve.
Top Channel