VIDEO/ Te Chelsea nuk e duan, Broja shpëton me asist “Blutë” nga turpërimi në miqësore

25/07/2024 09:02

Armando Broja është një nga lojtarët që nuk është në planet e Chelseat për sezonin e ri, me sulmuesin e Kombëtares shqiptare që pritet të largohet këtë verë.

Gjithsesi, trajneri italian i “Bluve”, Enzo Maresca, vendosi ta grumbullojë atë për fazën përgatitore në SHBA.

Në miqësoren e parë që Chelsea zhvilloi me Wrexham, ekipi londinez barazoi 2-2, ku protagonist u bë edhe 22-vjeccari shqiptar. Ai u aktivizua për 45 minutat e dyta, ku Chelsea u përmbys nga ekipi që sapo është ngjitur në League One (kategoria e tretë në Angli).

Gjithsesi, ne minutën 82’, Broja asistoi për Ugochukëu, i cili barazoi takimin, duke shpëtuar ekipin e tij nga turpërimi në debutimin e Marscës në stol.

E ardhmja e Brojës pritet te mësohet në ditët në vijim, me sulmuesin e Kombëtares shqiptare që ka oferta nga Everton, Milan dhe Juventus.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA