VIDEO/ Aksident tronditës në Turqi! Dy prindër dhe fëmijët e tyre vdesin kur makina bie nga ura. Po shkonin në piknik

25/07/2024 10:19

Një kamera sigurie ka kapur momentin e aksidentit tragjik automobilistik ku humbi jetën një familje prej katër anëtarësh në Turqi, kur makina me të cilën po udhëtonin ra nga ura.

Në aksidentin trafiku  të ndodhur të dielën e kaluar humbën jetën 37-vjeçari Veysel Aydogmus, bashkëshortja e tij 35-vjeçare Emine dhe dy fëmijët e tyre Batuhan 16-vjeçar dhe Mete 13-vjeçar. Sipas informacioneve familja po shkonte për një piknik.

Aksidenti ka ndodhur në një urë në Adana kur 37-vjeçari ka tentuar të parakalojë një automjet përpara, ku në të njëjtën kohë një makinë tjetër po tentonte të bënte të njëjtën gjë.

Siç shihet edhe në video, makina në të cilën udhëtonte familja me katër anëtarë ka filluar të bëjë zigzag para se të bjerë përfundimisht në ujë. Sipas mediave turke, trupat e Emines, Veyselit dhe Metes u gjetën brenda makinës në ujë katër orë pasi mjeti u përplas.

Trupi i Batuhan u gjet pak kohë më vonë jashtë makinës, pasi ai raportohet se doli nga automjeti, por u mbyt pasi nuk dinte të notonte.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA