Të shtëna me armë zjarri në Thumanë! Kushërinjtë plagosin njëri-tjetrin, dy prej tyre dërgohen me urgjencë te Trauma

25/07/2024 22:08

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Thumanë, ku të plagosur kanë mbetur tre persona, kushërinj mes tyre.

Të plagosurit janë Ardian Sela, Fatos Sela dhe Sahit Sela. Sipas gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat, dyshohet për një konflikt për pronën.

Ardian Sela dhe Fatos Sela janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës, ndërsa Sahit Sela në Spitalin e Laçit.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe pritet hetimi i rastit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA