Mongolët e rinj të ndarë mes jetës tradicionale të bariut dhe ofertës së re ‘urbane’ (fotot)

25/07/2024 19:41

Prej mijëra vjetësh mongolët kanë jetuar prej tokës së tyre, me bagëtitë rrotull banesës së përkohshme, të cilët e mbledhin e palosin përsëri për t’u zhvendosur me ndryshimin e stinëve.

Sipas Bankës Botërore të paktën çereku i 3.4 milionë banorëve të Mongolisë vijojnë stilin e lashtë të jetesës prej bariu.

Por dekadat e fundit qindra mijëra njerëz janë vendosur në kryeqytetin Ulaanbaatar, që tashmë mban gjysmën e popullsise së vendit, duke u joshur nga oferta e ‘fitimeve financiare’ në qytet.

Gjithashtu shumë të rinj mongolë po largohen nga jeta në qytet për t’u vendosur në fshatra, prej shqetësimit të ndotjes dhe trafikut urban, shkruan rrjeti AFP.

Baresha tradicionale Sanduijav Altakhuyag, Bat-Erdene Khulan thotë se donte që bijtë e saj të gëzonin jetën e qytetit.

“Doja që fëmijët të arrinin atë që unë nuk arrita. Kur isha e re unë nuk e vrava shumë mendjen pastaj kisha dhe fëmijë në kohën e nisjes së tranzicionit të vendit te demorkacia”, thotë 60-vjeçarja.

Kuhlan ka studiuar në Luxembourg dhe tani punon si konsulentë financiare në kryeqytetin e Mongolisë.

“Jeta e secilit është normale sipas standardeve të veta, por kur studioja në Luxembourg, i thoja njerezve që vija nga një familje barinjsh që zhvendoseshim katër herë në vit, ata ishin të habitur dhe u vinte keq për mua”, thotë 36 vjeçarja për rrjetin AFP.

Ajo mban një foto të vëllait të saj dhe vijon: “Ky është vëllai im i vogël, ka qenë bari që kur ishte tre vjeç, nuk shkoi në kopsht dhe të gjithë kohën e kaloi në natyrë, kulloste dhitë e delet. Foto është në kohën e pranverës.”

Sipas traditës mongole, biri i familjes trashëgon dhe menaxhon kafshët e shtëpisë, prandaj shpesh ata nuk kanë mundësi të shkojnë në shkollë.

Bariu 25 vjeçar Luvsanbaldan Batsukh gjithashtu thotë se nuk mundi të studionte sa deshte.

“Kam menduar të shkoj në qytet, kam miq atje, këtu duket se kam mbetur vetëm unë. Miqtë e mi ose janë në qytet ose jashtë vendit”.

Dimrat për barinjtë mund të jenë të vështirë prej rënies së temperaturave, si dhe gjetja e një partnereje për të ndarë jetën fshatare.

Bariu 43 vjeçar Khurtsbaatar Enkhbilig, është nga personat e rrallë që ka ardhur nga qyteti për t’u kujdesur për kafshët këtu, dhe ka rezistuar.

“Puna e bariut është e vështirë, jo vetëm për ata që vijnë nga qyteti  por dhe për vendasit. Ata besonin se unë do të hiqja dorë pas një viti, por ja tani u mësuan me mua dhe më thonë se vetëm një burrë i fortë si ti do t’ia dilte”.

Shumë mongolë thonë se ndryshimi mes njerëzve urbanë dhe ruralë po thellohet në vend. Ata nuk i dinë arsyet se çfarë e nxit urbanizimin, por secila palë duket se refuzon të marrë parasysh vështirësitë me të cilat përballet tjetra, shkruan rrjeti francez AFP.

FOTO GALERI
2/3
Bariu 43 vjeçar Khurtsbaatar Enkhbilig, është nga personat e rrallë që ka ardhur nga qyteti për t’u kujdesur për kafshët këtu, dhe ka rezistuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA