Momentet kur piloti i mbijetuar i vetëm i aksidentit në Nepal nxirret nga rrënojat ku u vranë 18 njerëz (fotot)

25/07/2024 15:20

Janë publikuar sot pamjet kur një pilot që ishte i mbijetuari vetëm i një aksidenti të tmerrshëm ajror në Nepal, nxirret nga rrënojat çuditërisht i gjallë.

Avioni pasagjerëve u rrëzua papritur pak pas ngritjes nga aeroporti kryeqytetit Kathmandu, duke vrarë 18 pasagjerët që ishin punonjës të linjës ajrore, por piloti arriti të mbijetonte pasi kabina ishte ndarë nga trupi i avionit disa sekonda para përplasjes, shkruan rrjeti The Sun.

Avioni tipit Bombardier CRJ 200 operohej nga linjat Saurya por u rrëzua papritur pas ngritjes për fluturimin e brendshëm 20 minuta të gjatë drejt Pokhara.

Pamjet e tmerrshme të rrëzimit të avionit ishin regjistruar në kamera, ku mjeti shihej duke u rrotulluar jashtë kontrolli mëngjesin e të mërkurës.

Piloti Manish Ratna Shakya raportohet se është duke u rikuperuar në spital teksa rrjeti ‘BBC Nepali’ konfirmonte se ai i tha familjes së tij se ishte “shumë mirë”.

Badri Pandey, ministri i aviacionit të Nepalit shpjegonte sesi i piloti i shpëtoi vdekjes.

“Avioni goditi një konteiner dhe kabina e pilotit mbeti e bllokuar në të… kështu duket se kapiteni arriti të mbijetonte”, shkruan The Sun.

Nepal ka të tjerë precedentë aksidentesh  ajrore me avionë e helikopterë gjatë viteve të fundit.

Qeveria tha se ka emëruar një grup prokurorësh për hetimin e rrethanave të ngjarjes.

FOTO GALERI
4/6
Avioni tipit Bombardier CRJ 200 operohej nga linjat Saurya por u rrëzua papritur pas ngritjes

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA