Kundra vizitës së Netanyahu e luftës në Gaza, protestuesit “pushtojnë” sheshet në SHBA (FOTOT)

25/07/2024 18:13

Flamurët amerikanë u dogjën dhe policia përdori spraj djegës në përplasjet në Uashington DC

Mijëra kritikë të luftës së Izraelit në Gaza dolën mbrëmë në qendër të Uashington për të protestuar ndaj fjalës së Benjamin Netanyahu në Kongresin e SHBA, duke djegur flamurë amerikanë e duke përplasur me oficerët e policisë.

Protestat ishin organizuar nga grupimi vendas Partia e Barazisë Socialiste.

Qindra protestues në sheshin Union Station Plaza zëvendësuan flamurët amerikanë me ato palestinezë, dogjën një flamur vendas dhe një marionetë që përfaqësonte Netaniahun.

Vizita e izraelitit të kontestuar në Kongresin e SHBA solli protestën e mijëra njerëzve rreth ndërtesës së Capitol Hill, thirrjet e të cilëve “Palestina e lirë!” dëgjoheshin teksa Netanyahu fliste në Kongres.

Folësit në protestë dënonin gjithashtu kandidaten e re demorkate Kamala Harris për mbështetjen ndaj politikave të Netaniahu në Gaza.

Prej muajsh lëvizjet e majta pro-Palestinë në SHBA argumentojnë se Shtëpia e bardhë nuk ka ushtruar presion ndaj Izraelit për armëpushimin në Gaza, por ne fakt kanë dërguar miliarda dollarë në formë armatimesh e municionesh drejt Izraelit cka ka sjelle vdekjen e mijera njerezve te pafajshem, shkruan rrjeti The Independent.

Protesta ka qenë kryesisht paqësore me disa episode kaosi, si në rastin e ndalimit të marshimit para një barrikade, ku policët përdorën spraj djegës ndaj protestuesve.

 

FOTO GALERI
2/3
Qindra protestues në sheshin Union Station Plaza zëvendësuan flamurët amerikanë me ato palestinezë dhe dogjën një flamur vendas dhe një marionetë që përfaqësonte Netaniahun.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA