Juventus vazhdon spastrimet, mbrojtësi holandez pranë kalimit në Premier League

25/07/2024 18:25

Tjetër operacion në dalje për Juventusin. Pas Matias Soule, që është vetëm një hap larg transferimit te Roma, bardhezinjtë kanë gjetur akordin edhe për shitjen e mbrojtësit të talentuar holandez Dean Huijsen.

Ky i fundit sezonin e kaluar ishte në huazim te Roma, ku luajti disa ndeshje, por nuk mori mbështetjen e trajnerit Thiago Motta, ndaj sezonin e ardhshëm pritet të luajë shanset e tij në Premier League.

Media italiane bën me dije se Juventusi ka arritur marrëveshjen me Bournemouthin për shitjen e Huijsen për 15 milionë euro, shifër që mund të shkojë në 18 milionë euro bashkë me bonuset.

Nga ana tjetër, mbrojtësi i talentuar pritet të firmosë për 4 sezone, teksa nga kontrata do të përfitojë rreth 2.5 milionë euro në vit, shifër ndjeshëm më e lartë se ajo që merrte te Juventusi.

Me paratë e Huijsen, por edhe të Soule, Juventusi pritet të bëjë një sulm final për mesfushorin holandez Teun Koopmeiners, i cili vlerësohet 60 milionë euro nga Atalanta, por kërkohet me ngulm nga Thiago Motta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA