FOTOT/ Deklaratat e Netanyahu-s në Kongresin e SHBA, kritika për të: Po shtrembëron faktet

25/07/2024 18:42

Rrjete të ndryshme lajmesh kanë kritikuar dje kryeministrin izraelit për shtrembërime të veprimeve të ushtrisë në Gaza, duke u përpjekur të mbulonte faktet në fjalën e tij në Kongresin e SHBA.

Një nga pasaktësitë kryesore të Netanyahu gjatë fjalimit të tij një orë të gjatë ishte pretendimi se “asnjë civil nuk është vrarë në qytetin jugor të Rafah”, i cili u pushtua nga ushtria e Izrelit në fillim të majit, sipas rrjetit turk Anadolu.

Shumë raportime kanë folur për bombardime e sulme ajrore me viktima civile në qytetin e Gazës.

Disa ligjbërës demokratë nuk ndoqën fjalimin në Kongres ndërsa jashtë ndërtesës së Capitol protestuesit bënin thirrje për ndalimin e luftës në Palestinë.

Rrjeti vendas The Associated Press shkruante: “Netanyahu, popullariteti i të cilit ka rënë ndjeshëm që prej nisjes së luftës, përpiqet ta portretizojë veten si shtetar i respektuar si në Izrael dhe në Uashington. Por kjo është shumë e komplikuar në SHBA prej ndasive që ka sjellë konflikti në Palestinë, i kthyer tashmë në një cështje kyçe për zgjedhjet presidenciale”.

Rrjeti Washington Post theksoi komentin e Netanyahu për lejimin e ndihmës humanitare në Palestine, që ishte në kontradiktë me deklaratat e agjencive të OKB dhe organizatave ndërkombëtare të ndihmës.

Rrjeti Politico shkruante se Netanyahu refuzonte akuzat për sulmet e Izraelit në Gaza, duke thënë se kjo nuk do të sjellë ndryshime në mbështetjen për Izraelin, si të demokratëve apo republikanëve amerikanë.

CNN tha se Netanyahu “gënjeu për rolin e Izraelit në krizën civile e humanitare në Gaza, duke theksuar se në fjalim ai u fokusua vetëm në luftën dhe ‘armiqtë’ e tij që ishin Irani, Gjykata e Hagës, dhe protestuesit pro-Palestinë.

Senatori Bernie Sanders kritikonte  “kriminelin e luftës.”

“Kjo është hera e parë në histori që një krimineli lufte i bëhet ky nderim. Ai nuk duhet të jetë i mirëpritur në Kongresin amerikan”, shkruante Sanders.

Pelosi shkruante në rrjetin X: “Fjala e Benjamin Netanyahu ishte më e keqja e një zyrtari të huaj që nderohet të flasë në Kongresin e SHBA”.///AnadoluAgency//

FOTO GALERI
1/2
Jashtë ndërtesës së Capitol protestuesit bënin thirrje për ndalimin e luftës në Palestinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA