Video/ Momentet e tmerrit kur avioni përplaset në pistë pak pas ngritjes, shpëton vetëm piloti (fotot)

24/07/2024 15:11

Një video e pazakontë tregonte sot një avion që çuditërisht përplaset në tokë pak pas ngritjes nga një aeroport në Nepal, duke vrarë të gjithë stafin ajror përveç pilotit kryesor.

Pas ngritjes në pistë avioni shihet që i drejtohet tokës me hundën e tij dhe përplaset dhunshëm duke shpërthyer në tym të zi e duke lënë të vdekur më shumë se 10 punonjës të linjave ajrore që ishin në bord, shkruajnë mediat.

Ngjarja tragjike ndodhi në aeroportin e Kathmandu, Tribhuvan International, shkruanin mediat, për ngjarjen që çuditërisht ndodhi para dhjetra pasagjerëve në piste dhe u regjistrua nga disa prej tyre.

I vetmi i mbijetuar i tragjedisë, kapiteni MR Shakya, u dërgua në spitalin e Kathmandu por nuk kishte plagë serioze.

Pamje të rënda tregonin më pas rrënojat e mjetit të rrëzuar ajror që ishin djegur nga flakët e aksidentit.

Zyrtarët thanë se kanë nisur hetimet për shkaqet e mundshme të aksidentit të pazakontë. Aeroporti ishte mbyllur dhe ushtria ndërhyri për pastrimin e rrënojës.

FOTO GALERI
1/3
Ngjarja tragjike ndodhi në aeroportin e Kathmandu, Tribhuvan International, shkruanin mediat

Top Channel