E përditshmja italiane “La Repubblica” raporton këtë të mërkurë për një “vals” të bujshëm të portierëve, që mund të shkaktohet nëse brazilian Ederson fluturon për në Arabinë Saudite.
Al-Ittihad ka një qasje serioze në lidhje me portierin e Manchester City-t dhe është gati të nisë sulmin vendimtar: klubi, që ka zgjedhur Laurent Blanc si trajner, është gati të bëjë një investim prej 50 milionë eurosh vetëm për futbollistin e lindur në vitin 1993.
Nëse ky transferim do të realizohej, Pep Guardiola, do të bënte presion për Gianluigi Donnarumman. Mësohet se janë realizuar madje kontaktet e para me përfaqësuesit e portierit të lindur në vitin 1999, i cili është i lidhur me Paris Saint-Germain për dy vite të tjera.
Sidomos nëse nuk ka marrëveshje për rinovimin, shitja e Gigios mund të bëhet realitet me PSG-në, e cila (pasi të ketë blerë portierin rus Safonov për 20 milionë euro) do të trokiste në derën e Milanit për portierin e kombëtares franceze, Mike Maignan.
Po Milani? Sipas gazetës, edhe klubi kuqezi i ka idetë e qarta: nëse Maignan do të largohej, “djalli” do të hidhej direkt në sulm për gjeorgjianin Giorgi Mamardashvili, një lojtar që Valencia e vlerëson 40 milionë.
Portieri i lindur në vitin 2000 në Kampionatin Evropian ishte së bashku me Donnarumman më i miri në fazën e parë të kompeticionit./ Super Sport
Top Channel