Punonjësi i dyqanit kapet në video duke vjedhur biletën fituese $1 milionë të klientit në SHBA (fotot)

24/07/2024 17:15

Punonjësi i dyqanit të një karburanti në shtetin amerikan të Tennessee, është regjistruar nga kamerat e sigurisë duke i vjedhur klientit një biletë fituese lotarie me vlerë 1 milionë dollarë, ndërsa tentonte ta bindte se nuk kishte fituar.

Fituesi i  paidentifikuar publikisht, raportohet se kishte blerë disa bileta llotarie me gërvishtje nga punonjësi 23-vjeçar Meet Patel dhe më pas ia dha atij për t’i kontrolluar në kompjuter, sipas sherifit të  Rutherford.

Patel i kishte thyer klientit një biletë që kishte fituar $40— por pa i treguar se tjetra kishte fituar çmimin $1 millionë, tha detektivi Steve Craig për rrjetin vendas Neës Channel 5.

“Ai e hodhi atë mbi koshin e mbeturinave,” tha Craig për Patel, i cili më pas kishte marrë për të nxjerrë plehrat jashtë, duke futur në xhep biletën fituese.

Më vonë ai kishte shkuar në qendrën e llotarisë për të kërkuar fitimin.

“Kur ata e morën në pyetje punonjësin e kuptuan se kishte gjëra që nuk përputheshin, por më pas gjithçka u bë e qartë nga kamerat e sigurisë”, tha Craig për mediat.

Fituesi biletës, një familjar nga Tennesse, pret të marrë tashmë çmimin $1 milionë ndërsa Patel po mbahet në burgun e Rutherford i akuzuar me vjedhje fitimesh.

FOTO GALERI
2/3
Patel i kishte thyer klientit një biletë që kishte fituar $40— por pa i treguar se tjetra kishte fituar çmimin $1 millionë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA