Ish-lojtari i Bayernit dhe Interit, Lothar Matthäus, nuk mund të qëndronte pa dhënë opinionin e tij për komentet e presidentit të nderit të klubit bavarez, Uli Hoeness, duke u shprehur pa filtra se “nuk është më shefi”.
Pak qartësi
“Për sa u përket pozicioneve, Max Eberl dhe Christoph Freund janë vendimmarrësit, por përmes këtyre deklaratave mund të shihni se ku qëndron ende vendimmarrësi kryesor”, akuzoi Matthäus.
Çfarë të presësh nga merkatoja
Nuk mbaroi me kaq, sepse Matthäus më pas vazhdoi të komentojë mbi planifikimin sportiv që do të bëjë klubi bavarez, i cili do të mbajë “Joshua Kimmich si numrin gjashtë, gjë që nuk ndodhi me Tuchel”, më pas duke e zhvendosur vëmendjen te Matthijs. de Ligt. Mbrojtësi holandez duket afër lamtumirës, me Manchester United që po bën presion:
“De Ligt – pranoi Matthäus – e di se çfarë po ndodh dhe Serge Gnabry, Kingsley Coman dhe menaxherët e tyre mund të lexojnë gazetat”, përfundoi ai.
Duke vazhduar me një qortim ndaj presidentit të nderit të Bayernit se “ka lënë Oliver Kahn dhe Hasan Salihamidžić të shpërdorojnë paratë e klubit”, prandaj ai “nuk dëshiron që asgjë të shkojë keq përsëri”. /Supersport
Top Channel