Banorët i bashkohen ecjeve të kryebashkiakut ‘obez’ të qytezës italiane, për të rënë në peshë (fotot)

24/07/2024 16:24

Luciano Fregonese kryen tashmë ecje e tij të shpeshta bashkë me popullin e qytezës, pas fitores së zgjedhjeve në qershor.

Ai thotë se disa vite ‘pune në zyrë’ e kanë lënë mbipeshë prandaj duhet të ecë për të reduktuar kilogramët.

Kryebashkiaku 47 vjeçar fitoi sërisht mandatin në krye të Valdobbiadene, në rajonin verior të Veneto, me premtime për t’u kujdesur që pesha e tij të rikthehet në 90kg nga rreth 140kg që peshon aktualisht, për të cilat ai fajëson “stilin e punës dhe orët e gjata që kryen”.

“Sigurisht që është çështje dembelizmi dhe jete sedentare, por të jesh kryebashkiak nuk të lejon shumë sport apo aktivitet fizik,” tha Fregonese për çështjen. “Problemi tjetër është se më pëlqen të ha e të pi, por këtu haet e pihet mirë kështu që nuk është e lehtë të zbatosh një dietë”.

Valdobbiadene me rreth 10,000 rezidentët e saj është në qendër të rajonit kodrinor të mbushur me vreshta në Veneto, ku prodhohet vera e gazuar me famë, ‘prosecco’.

“Më pëlqen nganjëherë një gotë prosecco kur jam me shokët, por besoj se fajin e ka më shumë ushqimi dhe ngrënia pa orar në orët e vona”, shton ai.

“Të ngrënit vonë nisi të më krijonte probleme, nuk ndjehesha më mirë, mezi ecja e merrja frymë dhe më dhimbtë kurrizi. Unë jam 47 vjeç dhe në këtë moshë duhet të bësh kujdes me trupin”, thotë kryebashkiaku në reflektimin e tij.

Në fakt ai u nxit të niste aktivitetin kur dikush i shkroi ‘panzone’ në murin e bashkisë, që do të thotë ‘bullafiq’, dhe imazhi u përhap gjerësisht në rrjetet sociale.

“Nuk u mërzita, por kjo më nxiti të veproj. Një mik sugjeroi të cenim së bashku mbrëmjeve kur kam takimin me rezidentët, kështu mund të bëja një rrugë e dy punë”.

Kështu që ecja e tij prej 5.5km nga të cilat 250 metra janë malore, nisi të bëhej e njohur dhe fillimisht ai shoqërohej nga 45. “Një javë më vonë ne ishim 113 dhe pas një jave 215 … si dhe 12 qen.”

Kryebashkiaku shton i kënaqur: “Njerëzit më mbështesin në objektivin tim, dhe shumë e shfrytëzojnë mundësinë për të bërë pyetje. Është shumë më motivuese sesa ta bëja vetëm”.

Fregonese thotë se është i vendosur në objektivin e tij dhe ndoshta më vonë mund të kalojë dhe në vrapim të lehtë, shkruan rrjeti britanik Te Guardian.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA