Atentati me bombë ‘hedh në erë’ komandantin e Putin në Moskë (fotot)

24/07/2024 15:31

Video të shpërndara në rrjet tregonin sot momentin e shpërthimit të frikshëm të një automjeti ku një komandant i ushtrisë ruse pësoi dëmtime të rënda në tentativën kundër jetës së tij.

Objektivi i atentatit të dyshuar të spiunazhit ukrainas besohet se ishte 50 vjeçari Andrei Torgashov, që sapo hipi në automjetin Toyota Land Cruiser kur një bombë shpërtheu duke e lënë të gjymtuar.

Një re tymi mbush ajrin ndërsa dëshmitarwt nxitojnë për ta ndihmuar.

Torgashov është komandant komunikimesh me ushtrinë ruse dhe roli i tij ka lidhje me operacionet në Ukrainë si dhe me arsenalin e ushtrisë, shkruan rrjeti britanik The Sun.

Mediat ruse hidhnin dyshime mbi objektivin e atentatit ndërsa sugjeronin se Torgashov nuk ishte lënduar.

Por si ai dhe bashkëhsortja Maya raportohet se u plagosën në sulm.

Dëshmitarët i kishin nxjerrë ata nga automjeti dhe një ambulancë i dërgoi në spital.

Një prej tyre tha: “Shpërthimi ishte i fortë, këmbët e burrit ishin djegur, ai nuk lëvizte”.

Rrjeti vendas Tsargrad tha se këmbët e kolonelit ishin gjymtuar në spital ndërsa gruaja kishte pësuar lëndime në fytyrë.

Objektivi sulmit mbetet i paqartë pasi disa media thonin se shënjestronte një tjetër oficer.

Ato shtonin se 500g eksploziv TNT ishin vendosur nën sedijen e shoferit dhe se hetimet fokusohen në autorësinë e inteligjencës ukrainase, shkruan The Sun.

FOTO GALERI
1/5
Objektivi i atentatit të dyshuar të spiunazhit ukrainas besohet se ishte 50 vjeçari Andrei Torgashov, që sapo hipi në automjetin Toyota Land Cruiser

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA