Vjedhje në emër të kryebashkiakut të Lezhës! Zbardhet skema, si autorët zhvatën biznesmenin e njohur

23/07/2024 19:30

Top Channel zbardh skemën se si Shkëlqim Domi, Saimir Sallaku dhe Shefik Kurti mashtronin shtetas të ndryshëm në emrin e institucioneve vendore.

Autorët përdorën emrin e kryetarit të Bashkisë së Lezhës, duke i marrë një shumë të konsiderueshme parash biznesmenit Ylli Ukja, që njëkohësisht është presidenti i klubit të basketbollit “Besëlidhja”.

Domi dhe Sallaku u vunë në pranga, ndërsa Kurti u shpall në kërkim.

“Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasit Shkëlqim Domi dhe Saimir Sallaku, në bashkëpunim me shtetasin Shefik Kurti, më datë 14.07.2024, kanë përfituar 15 000 euro, nga administratori i një operatori ekonomik, duke komunikuar me të në aplikacionin “Signal”, në emër të përfaqësuesve të institucioneve vendore.

Më datë 17.07.2024, ata kanë tentuar të përfitojnë një tjetër shumë të madhe parash, nga ky shtetas, me anë të së njëjtës skemë. Ku këtë herë kanë tentuar të përfitojnë 20 000 euro”, njofton policia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA