
23/02 22:38
Jemi në Venezuelë, në ndeshjen Puerto Cabello – Portuguesa. Minuta e 86-të, momenti kulmor i takimit: Marlon Rodríguez dha një krosim të ulët për Rodrigo Rivas, që nuk gaboi, duke e dërguar topin në rrjetë, por arbitri Yilber Bermudez e anuloi për pozicion jashtë loje.
Vija e VAR-it, e projektuar nga televizioni venezuelian në mënyrë diagonale është për të vënë duart në kokë.
Ky imazh, i cili është bërë shumë viral në rrjetet sociale, vë në qendër të vëmendjes problemet e rënda të futbollit venezuelian.
Top Channel