
28/02 08:49
Che Adams është zyrtarisht lojtari më i ri i Torino-s në Serie A.
28-vjeçari largohet kështu nga Premier League me parametra zero pasi i skadoi kontrata me Southampton dhe Torino ka arritur të bindë lojtarin që të transferohet në Itali.
Skocezi ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare, teksa do të përfitojë rreth 2 milionë euro në vit, me Adams që në rrjetet sociale u shpreh: “Përshëndetje Torino! Jam shumë i emocionuar për kapitullin e ri dhe mezi pres të filloj në shtëpinë time të re. Le të shkojmë!”./ Super Sport
Top Channel