“Si do të reagoje po të shikoje shefin e burgut të Spaçit që mbante babanë tënd?” Alizoti në Top Story: Bijtë e vrasësve…

23/07/2024 23:00

Deputeti Tomorr Alizoti është shprehur në “Top Story” se njerëzit që kanë shkaktuar dhimbje dhe vuajtje në kohën e komunizmit duhet të dënoheshin dhe të poshtëroheshin.

Sipas tij, shpresa duhet të jetë e ashpër ndaj personave të cilët kanë sjellë vuajtje dhe sot flasin për demokracinë.

“Njeriu më i ulët i diktaturës është njeriu më i keq i diktaturës. Pra, ai polici i thjeshtë, që jetonte dhe ai me një çapë bukë, ai bëhej dhe më i keq se diktatura.

Njerëz të tillë duhet të gjykoheshin në drejtësi dhe njerëz të tillë duhet të ishin poshtëruar nga shoqëria. Sepse i kanë poshtëruar njerëzit, i kanë shkaktuar dhimbje njerëzve, madje tani më erdhi një kujtesë duke folur me ju. Por mund t’i kesh të shpërndarë nëpër Shqipëri të flasin për demokracinë. Flasin për lirinë.

Vlerat nëpërmjet terrorit… Besoj në këtë tezë, që është tamam stalinizëm, që do të thotë që një popull edukohet nëpërmjet dhunës. Dhe këtë e has shpesh në fjalorin e përditshëm të shqiptarëve, që ky popull do dhunë. Ky ishte komunizmi. Edukim nëpërmjet dhunës, nëpërmjet terrorit. Dhe komunizmi e perfeksionoi dhe e bëri funksional. Kjo shoqëri akoma ka frikë.

Ne e shfarosim këtë duke perceptuar një mendim të ri. Kjo është etapë shoqërore. Kulti i individit. Një lider ose disa liderë janë pikërisht produkt i stalinizmit. Krijimi i një elite të ri, i një shoqërie që është liberale. Jo në kultin e urrejtjes, jo në kultin e vdekjes.

Unë do të doja që të kishte një gjyq për këta që dëmtuan shqiptarët. Do të doja të kishte dhe një lloj të demaskimi publik të këtyre që dëmtuan shqiptarët dhe jo të merren tërë kohës me viktimat. Unë do e doja që këta të përgjigjeshin, për atë që i bënë këtij vendi, për atë që shkatërruan, për atë që vranë të përgjigjeshin drejtpërdrejtë.

Fisnikëria është diçka e artë, diçka e shenjtë, por jo në një vend banal. Në një vend ku nuk vlerësohet fisnikëria, duhet të jesh më i drejtpërdrejtë, më i ashpër. Dhe unë mendoj se këtu kjo është një dobësi që iu mor shtresës së vuajtur të palës tjetër.

Unë dëgjoj këtu bijë të njerëzve që kanë vrarë njerëz dhe flasin për persekucionin. Ka kaluar kjo shoqëri. Unë mendoj se shpresa duhet të jetë e ashpër, duhet të jemi të ashpër ndaj atyre që shkaktuan vuajtjen dhe sot tentojnë të bëjnë një perceptim të ri mbi vuajtjen, mbi lirinë. Kjo është një padrejtësi e madhe që i ndodh Shqipërisë, edhe atyre që vuajtën”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA