Premier League me “sytë” nga Muçi, dy klube të elitës angleze kërkojnë yllin e Kombëtares shqiptare

23/07/2024 20:07

Ernest Muçi mund të bëjë shumë shpejt realitet ëndrrën e tij për të luajtur në kampionatin anglez të futbollit.

Mediat turke raportojnë se më në fund klubi i Besiktas ka marrë oferta zyrtare nga dy klube të Premier League, të cilat janë të gatshme të nënshkruajnë me futbollistin shqiptar.

Raportohet se oferta e parë që i ka ardhur klubit turk është nga një klub i cili ka ofruar 15 milionë euro për Muçin dhe një rrogë prej 3 milionë eurosh në sezon për vetë futbollistin për ta bindur.

Besiktas ishte gati të pranonte këtë ofertë, kur brenda ditës i ka ardhur edhe një tjetër, ajo e Aston Villës e cila kërkonte Muçin si “paketë” bashkë me Semih Kiliçsoj. Për Kiliçsoj, klubi anglez është gati të paguajë 30 milionë euro, ndërsa vlerëson Muçin 12 milionë euro.

Negociatat mes palëve vazhdojnë, por duket se Besiktas është shumë i interesuar për të shitur Muçin duke parë lëvizjet që ka bërë në merkato dhe planin që ka për të kthyer përsëri brazilianin Talisca në ekip

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA