Manjati i hoteleve të emigrantëve në Angli, paguan 16,000,000 paundë në kompaninë ‘offshore’ (fotot)

23/07/2024 17:02

Një kompani që siguronte hotele dhe akomodime për refugjatët ilegalë që vijnë në Britani, ka paguar miliona paundë për një kompani ‘offshore’ konsulence që i rikthente paratë sërish te pronari i saj në Essex.

E përdishmja vendase Metro raportonte se kompania Clearsprings Management, kishte bërë pagesa në një total prej 16 milionë paundë për ‘Bespoke Strategy’ nga pagesat e ministrisë se brendshme per emigrantet ilegalë.

Kompania që zotërohet nga 57 vjeçari Graham King, është një kontraktore e ministrisë së brendshme britanike dhe paguhet £3,500,000 në ditë për të akomoduar refugjatët ilegalë që vijnë në Britani.

Gjatë investigimit të rrjetit Metro.co.uk dhe grupit Liberty Investigates ekspertët nuk lokalizonin dot kompaninë ndërsa kompania partnere Clearsprings nuk i përgjigjej interesimit për akuzat e evazionit fiskal dhe shmangien e taksave.

Deri tani nuk ka prova zyrtare se aktiviteti tyre është i jashtëligjshëm, shkruan Metro.co.uk. por çështja ka ngritur zemërim për abuzimet me fondet e pandaluara që qeveria shpenzon për refugjatët, ne disa raste duke i mohuar qytetarëve të saj ndihmën për shërbimet bazë.

Në analizën e mediave thuhej se King zotëron 97% përqind të aksioneve dhe ka përfituar një total personal prej 70,500,000 paundë, prej rritjes së fitimeve nga masa e madhe e emigracionit drejt Britanisë.

57 vjeçari King, krijoi kompaninë Clearsprings in 1999 dhe regjistroi emrin e tij si i 221-ti në listën e më të pasurve të Britanisë, falë suksesit të tij me kontratat e akomodimit të azilantëve.

Në vitin 2015, rroga e pronarit raportohej si 960,000 paundë në vit ndërsa kishte fituar gjithashtu £1,100,000 përqindje prej vitit 2010, dhe një pagesë të vetme prej £680,000 në 2015.

Deputetja Natalie Bennett tha se rasti i King ishte shembulli klasik i privatizimeve që lejojnë paratë publike të kanalizohen në duar private.

Laburistja Margaret Hodge, që kujdeset për shpenzimet qeveritare, tha se ‘të gjitha kompanitë që përfitojnë nga kontrata të majme qeveritare, duhet të ruajnë standarde të larta ndershmërie e transparence’.

Ata përshkruanin çështjet e pagesave të emigracionit ‘me mungesë transparence’ dhe ‘shumë të pazakonta’.

Ndërsa ministria e brendshme britanike tha në një deklaratë: “Kjo kontratë është dhënë nga administrata paraardhëse, por kontraktorët dhe furnizuesit e shërbimeve monitorohen ngushtë për plotësimin e standardeve të kërkuara”. /Metro.co.uk./

FOTO GALERI
3/4
Deputetja Natalie Bennett tha se rasti i King ishte shembulli klasik i privatizimeve që lejojnë paratë publike të kanalizohen në duar private.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA