Exclusive/ Shqipëria në Europian, Sulejman Starova: Kemi një skuadër të re, duhet të jemi të durueshëm

23/07/2024 17:52

Nga tetori i vitit të shkuar, kur kombëtarja kuqezi siguroi kualifikimin për në finalet e Europianit “Gjermani 2024” dhe deri më 15 qershor, në debutimin tonë përballë Italisë, skuadra dhe vendit që kemi patur gjithmonë krah.

E kemi patur shembull dhe jemi përpjekur për ta imituar në çdo fushë të jetës, përveçse në futboll, pasi nuk kemi arritur dot të jemi si ata, madje dhe përballë tyre sa herë kishim luajtur më parë, ishim mundur, por pa u mërzitur si në çdo humbje tjetër, sepse ne Italinë e duam… por këtë herë në Dortmund, në ndeshjen tonë hapëse të Europianit besuam edhe më shumë…

Me sytë nga Gjermania dhe me eksperiencën e Francës kuqezinjtë nuk ishin më debutues, madje këtë herë edhe me më tepër pompozitet, nisur nga rezultatet e eliminatoreve, por historia jonë Europiane apo e sukseseve ndërkombëtare ka fillesat shumë shpejt.

Pak pas njohjes nga FIFA në vitin 1932 kuqezinjtë fituan edhe turneun e parë ndërkombëtarë, Ballkaniadën e vitit 1946-të, madje pa u njohur ende nga UEFA, ndaj së cilës u anëtarësuam në vitin 1954. Si për të treguar kështu që futbolli i Shqipërisë së vogël ka patur në ecejaket e tij momente gëzimi të ngjashme me këto edhe pse në përmasa më të vogla.

Në një intervistë në Exclusive, për gazetarin Endi Tufa, Sulejman Starova ka komentuar ndeshjet e Shqipërisë në Europian, duke u shprehur se Kombëtares kuqezi duhet t’i jepet kohë, pasi është një ekip i ri në ngritje.

“Në prag të ndeshjes me Italinë ne thonim ishallah po marrim një barazim, ndërkohë që pjesës tjetër që po diskutoj i dukej çudi se donin fitore. Me këtë parantezë dua të tregoj që ne ishim përgatit që Italia do të na sulmonte me shumë lojtarë. Nuk është çështja që ne u befasuam nga goli që shënuam, por ne kemi vuajtur nga mënyra se si po luajnë skuadrat e mëdha sot kundër skuadrave të ashtuquajtura të vogla.

Vijnë me sulm shumë gradual dhe në mënyrë graduale i afrohen portës, kanë cilësinë dhe kjo është ajo që na bën të themi skuadra më të mëdha skuadra më të vogla që do të thotë se pasimet i kanë shumë të sakta, veprojnë në zona të ngushta dhe sot luajnë më si tiki-taka e famshme e Barcelonës dikur, nuk vijnë më nga krahët me daljen e mbrojtësve nëpër krahë, jo, vijnë drejt qendrës, krijojnë një romb një trapez dhe vetëm në momentin e fundit kur nuk mund të kalojnë me kombinacione e adresojnë topin në për krah, që do të thotë gjerësia e fushës për ta hapur skuadrën.

Ne vuajtëm në këtë gjë sepse dy lojtarët tanë, Asani u mundua ndërsa Seferi është mësuar ndryshe pasi kthehet prapa vertikal, duke krijuar inferioritet numerik në zemër të sulmit të Italisë. Di Lorenzo futej dhe bëhej dy me Jorginhon, po ashtu aty ishte edhe Barella me Pellegrinin dhe nëpërmjet kombinacioneve të tyre ne vuajtëm shumë dhe u befasuam.

Kjo ishte dhe arsyeja, ndoshta një mbrojtje më kompakte. Është e pamundur që të ndërhyjë trajneri gjatë pjesës së parë edhe pse i ka dhënë detyrat edhe pse mund të flasë, por ishte masive. Ishin 4-5 lojtarë minimalja që nuk dhanë maksimumin e tyre. Ndonjëherë duhet me i dhënë shpjegim këtyre pasi skuadra reagoi me Kroacinë.

Por sigurisht edhe pse humbëm, morëm një kënaqësi tjetër. Ai goli i fillimit i Bajramit me Italinë ajo situatë e krijuar ishte diçka që nuk e kishim parë më parë dhe krijoi shumë emocione. Edhe pse nuk arritëm, sepse kishim mundësi, pasi që në fillim kaluam në avantazh dhe kjo ishte diçka e madhe.

Dukej sikur në stadium kishte vetëm shqiptarë dhe kjo është një krenari për vendin tonë. Na konsiderojnë vend të vogël, por nuk jemi aq të vegjël sepse jemi të shpërndarë dhe dukeshim sikur ishim një vend me 40-50 milion edhe ne.

Por ne kemi një skuadër shumë të re dhe duhet të jemi disi të durueshëm. E pamë edhe në ndeshjen ndaj Kroacisë, një brez që është drejt fundit, një brez me aq shumë suksese që u përball me energjinë e futbollistëve tanë që për fat të keq nuk arritën të fitonin”, u shpreh Sulejman Starova.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA