Ekskursionisti i zhdukur prej dy javësh gjendet mrekullisht gjallë në kanionin amerikan (fotot)

23/07/2024 21:46

Grupet e shpëtimit në Kentucky quanin sot “mrekulli” mbijetesën e një ekskursionisti të zhdukur prej dy javësh në një kompleks të largët kanionesh në Lumin e Kuq Gorge.

46 vjeçari Scott Hern, u gjet gjatë nga grupe e kërkimit të Wolfe County, në atë që do të ishte dita e fundit e kërkimit të tyre.

Zyrtarët thanë se u habitën nga mbijetesa e burrit që nuk kishte pasur ushqim prej 12 ditësh.

Në postimin e tyre në Facebook, punonjësi i shpëtimit Eric Wolterman përshkruante gjetjen emocionale të Hern të dielën.

“Do të ishte dita jonë e fundit e kërkimit, nëse e gjenim apo jo. Ne shpenzuam orë të tëra duke kërkuar mes bimësisë dhe terrenit të ashpër. Por kur zbuluan gjurmë të baltë atëherë ndaluam dhe u riorganizuam”.

Zyrtarët thanë sesi kishin dëgjuar më në fund zërin e të zhdukurit dhe e gjetën atë rrëzë kodrës me fuqi të ezauruara.

Zoti Hern ishte parë herën e fundit më 6 korrik, teksa ishte nisur për të eksploruar ujëvarat e rajonit.

Pas shpëtimit ai u dërgua në spital me helikopter dhe tashmë është duke u rikuperuar.

Guvernatori i Kentucky, Andy Beshear vlerësonte punën e kërkuesve që sipas tij kishte sjellë “një rezultat të jashtëzakonshëm”.

Zona gjeologjike e Red River Gorge në lindje të Kentucky njihet për shkëmbinjtë e thepisur dhe frekuentohet shumë nga amatorët e alpinizmit.

FOTO GALERI
2/3
Pas shpëtimit ai u dërgua në spital me helikopter dhe tashmë është duke u rikuperuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA