Roja bregdetare indiane 3 ditë në luftë me flakët në transportuesen e konteinerëve (video)

22/07/2024 17:17

Përpjekjet për të shuar flakët në një transportuese të kompanisë Maersk të nisur nga porti indian Mundra, kanë hyrë sot në ditën e tretë.

Në pamjet e publikuara shihet që anije e helikopterë të rojës bregdetare po përpiqen të shuajnë zjarrin në bordin e Maersk Frankfurt, ku një anëtar i ekuipazhit raportohet se ka humbur jetën më herët.

Zjarri kishte nisur papritur në transportuesen gjigante me destinacion Colombo në Sri Lanka, prej ditës së premte.

Fillimisht ekuipazhi anijes me flamur të Panamasë ishin përpjekur të shuanin vetë zjarrin, por pas dështimit ata kërkuan ndihmën e rojës bregdetare indiane.


Dje India kishte dislokuar pesë mjete për të ndihmuar në shuarjen e flakëve ndërsa aktualisht situata në bord është raportuar si ‘e qëndrueshme’.

“Pjesa tjetër e ekuipazhit janë siguruar” tha kompania pas humbjes së jetës së një prej tyre.


Më herët zyrtarët detarë të  Panamasë deklaronin se një trup gjendjen në kuvertë por fillimisht flakët bënin të pamundur të arrihej te ai.

Zyrtarët indianë thonin sot për rrjetin vendas Times of India, se megjithëse zjarri është nën kontroll “nuk është krejtësisht i shuar”, duke shtuar se kërkohet ende një ose dy ditë.

Ekuipazhi kishte deklaruar se anija nuk mund të ankorohet pasi detarët nuk mund të arrijnë në majën e saj të përparme prej zjarrit.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA