26/12 22:45
Armando Broja është një nga emrat që vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes të kësaj merkatoje vere.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare është drejt largimit nga Chelsea, me “Blutë” e Londrës që janë duke shqyrtuar ofertat.
Tashmë, për Brojën është rikthyer në garë Milani. Klubi kuqezi është në kërkim të një sulmuesi të dytë, që të jetë i denjë për të zëvendësuar të sapoardhurin, Alvaro Morata.
Edhe pse nuk është emri i parë në listë, “Djalli” e konsideron Brojën si një objektiv të rëndësishëm dhe kërkon të bindë Chelsean ta lëshojë huazim.
Këto pritet të jenë ditë vendimtare për të ardhmen e 22-vjeçarit të Kombëtares shqiptare, me Chelsean që pritet të vendosë përpara startit të kampionatit.
Top Channel