Ministri i jashtëm i Pragës nxiti donatorët e fondeve të luftës të paguajnë më shumë për të arritur objektivin e 800 000 predhave për të furnizuar luftën gjakderdhëse.
Iniciativa çeke për të dërguar predhat për ushtarët e Ukrainës mund të mbesë mangët një të tretën e saj nëse vendet donatore nuk dërgojnë më shumë para, tha sot ministri i jashtëm çek.
“Kemi siguruar fondet për gjysmë milionë predha municioni të kalibrit të madh të cilat do të dërgohen deri në fund të vitit,” tha Jan Lipavský në konferencën e shtypit në Bruksel.
Por nga 18 vendet që kanë nënshkruar planin e armatimeve, tre ende nuk kanë dhënë kontribute. “Mund të plotësojmë 800,000 predhat nëse gjejmë paratë, prandaj duam paratë për ta realizuar,” tha Lipavský për luftën e përgjakshme në lindje të Ukrainës ku janë vrarë qindra mijëra njerëz.
45,000 predhat e para kishin mbërritur në Ukrainë në qershor dhe 100,000 do të dërgohen në korrik e gusht, tha Lipavský, duke shtuar se “prej shtatorit dërgesat do të përshpejtohen.
Iniciativa e nisur nga presidenti çek Petr Pavel në konferencën e sigurisë në Munich ishte në përgjigje të mungesës së raportuar të municioneve të ushtarëve ukrainas në fushëbetejë.
Kjo e fundit përfshin dhe vende jashtë Evropës, sipas mediave çeke, Korenë e Jugut, Afrikën e Jugut dhe Turqinë, shkruan The Guardian.
Holanda, Danimarka, Gjemrania, Portugalia, Kanadaja, Norvegjia e Suedia kanë konfirmuar përfshirjen e tyre.
Tre vendet që nuk kanë kontribuar janë përgjegjëse për një mangësi prej 300,000 predhash, tha Lipavský.
Ai shtoi se raportimet ruse tregojnë se në disa pika të frontit të luftës gati 1000 km të gjatë, ukrainasit po qëllonin më shumë se rusët, edhe pse pamja e përgjithshme sipas tij është në favor të rusëve./TheGuardian/
Top Channel