Rreth 28 mijë maturantët e Republikës së Shqipërisë, kanë hyrë në një fazë të rëndësishmë të arsimimit të tyre.
Nga data 30 korrik deri në 4 gusht, pra për 6 ditë rresht do të përzgjedhin 10 programet e studimit. Por si mund të procedojnë ata në mënyrë që të zgjedhin profesione që janë të kërkuara nga tregu i punës.
Erion Muça, ekspert për Këshilliminm e Karrierës: Maturantët së pari duhet të kenë parasysh të njihen me degët, programet dhe profesionet e perspektivës për ta. Të shohin me shumë vëmendje përputhjen e pritshmërive, interesave personale, por edhe tipologjisë, karakretistikave, tipareve të personalitetit dhe sa i përgjigjen ato një dege apo programi të caktuar studimi dhe së treti do të duhet të shohin cilët janë profesionet më të kërkuara sot, çfarë kanë zgjedhur maturantët në vitet e mëparshme, me qëllim që të bëjnë një zgjedhje shumë më praktike, për të zgjedhur ato degë që do të ofrojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe shumë shpejt mundësinë për punë.
Na rezulton se programet më të këruara në këto vitet e fundit në rang vendi janë Shkencat Mjekësore dhe Mjekësore Teknike. Degët më të kërkuara janë ato që lidhen me inxhinieritë ku dominojnë Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit, por edhe degë të kombinuara të Informatikës Ekonomike, dhe Biznesit Dixhital. Po ashtu inxhinieritë tradicionale mbeten të kërkuara, sicc janë Ndërtimi, Hidroteknika, por ka një kërkesë të shtuar për programin e Arkitekturës. Ka kërkesë të madhe për Shkencat Ekonomike, veccanërisht për Menaxhim Biznesi, Marketing dhe disi më pak për Finance Kontabilitet apo për Financë Bankë.
Top Channel