Euro 2024 dhe tifozët e veçantë të Lecces, Ramadani: Si më karikonin në Gjermani

21/07/2024 17:42

Pushimet mbaruan dhe Ylber Ramadani ka nisur nga puna për t’u përgatitur sa më mirë për sezonin e ri me Leccen e tij. Bashkë me Medon Berishën, gjithashtu pjesë e kuqezinjve në Gjermani 2024.

Mesfushori i kombëtares shqiptare, foli për kanalin zyrtar të klubit nga Salento nga Austria, aty ku Lecce po zhvillon fazën përgatitore.

“Përvoja me Shqipërinë në Euro 2024 ishte pozitive. Por tani jam rikthyer këtu gati për të nisur një punë tjetër. Shpresojmë të zhvillojmë një sezon sa më të mirë.

Kur isha në Europian, tifozët e Lecces më shkruanin mesazhi inkurajuese. Ishte e mrekullueshme për mua. Zhvilluam një Europian të madh, por mund të bënim edhe më mirë.

Serie A? Sa u përket objektivave, përveç qëndrimit në kategori, gjithmonë është dëshira për të mbërritur sa më lart të jetë e mundur.

Unë do të përpiqem t’i fitoj të gjitha ndeshjet, duke dhënë gjithçka për Leccen. Ndiej përgjegjësi të madhe, sepse e njoh mentalitetin e tifozëve. Dhe atë që presin edicionin e ri.

Shpresojmë të përjetojmë një tjetër sezon madhështor. Sa u përket tifozëve tanë nuk kam asnjë koment…

Si brenda dhe jashtë, ata janë gjithmonë në mbështetje të skuadrës. Me ndihmën e tyre mund të shkruajmë historinë”, u shpreh 28-vjeçari dardan.

Ramadani u përshtat mjaft mirë vitin e kaluar, duke dhënë kontribut të madh në shpëtimin e Lecces. Skuadër me të cilën regjistroi 34 ndeshje në Serie A. Të gjitha si titullar./Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA