Ermir Luca është vënë në pranga disa orë pasi plagosi me armë zjarri Alfred Markun në plazhin e Tales mesditën e kësaj të diele.

Autori 30-vjeçar pasi plagosi me armë 27-vjeçarin, u largua nga vendngjarja me një automjet, por disa orë më pas është lokalizuar dhe vënë në pranga.

Mësohet se fillimisht dy të rinjtë janë konfliktuar fizikisht, e më pas Luca e ka qëlluar më armë.

Dyshohet se Marku ka ngacmuar të dashurën e Lucës, çka ka sjellë dhe degradimin e sherrit deri në përdorimin e armës.

27-vjeçari ka marrë plagë në zonën e legenit, dhe pas ndihmës së parë në spitalin e Lezhës, u transportua në Spitalin e Traumës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA