Të merresh me biznesin e ëmbël nuk është aspak e lehtë.
Viktor Duraj nga fshati Peshtan i Fierit, prej 45 vitesh ai merret me mbarështrimin e bletëve. Bletari kujton se kujdesi për bletën nisi si një pasion, por që më vonë u kthye në një biznes fitimprurës, me 300 zgjoje bletësh ai arrin të sigurojë 20 kuital mjalt të kullotave të ndryshme.
Viktori thotë se kostot në bletarinë e tij janë rritur shumë, nga ana tjetër skema e subvencionit është e pamjaftueshme.
Bletërritësi thotë se në çdo sezon ai po përballet me të njëjtin problem, konkurrenca e pandershme po dëmton biznesin e tij. Shitja e mjaltit industrial, si mjalt natyral nuk dëmton vetëm bletërritësit e ndershëm, por edhe konsumatorin. Pavarësisht kësaj AKU vazhdon të rrijë duarkryq para mashtruesve që shesin mjaltin që dëmton shëndetin tonë.
Viktori thotë se do të donte ta zgjeronte numrin e zgjojeve, por konkurrenca e pandershme bën që bletarët si ai të fitojnë gjithnjë e më pak.
Top Channel