U infektua me COVID-19, mjeku i BIden zbulon gjendjen shëndetësore të presidentit të SHBA-së

20/07/2024 22:44

Përpara disa ditësh, presidenti i SHBA-së, Joe Biden, u infektua me COVID-19. Gjithsesi, gjendja e tij duket se po përmirësohet një mënyrë të qëndrueshme, sipas asaj që raporton mjeku i tij.

“Presidenti Biden ka ende një kollë dhe ngjirurit e zërit, por simptomat e tij vazhdojnë të përmirësohen në mënyrë të qëndrueshme”, thotë doktor Kevin O’Connor.

Presidenti amerikan aktualisht është duke u izoluar në shtëpinë e tij në Delaware pas kontraktimit të COVID.

“Pulsi i tij, presioni i gjakut, ritmi i frymëmarrjes dhe temperatura mbeten absolutisht normale,” tha O’Connor në një deklaratë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë, i cili shtoi: “Ngopja e tij me oksigjen vazhdon të jetë e shkëlqyer në ajrin e dhomës. Mushkëritë e tij mbeten të pastra.”

Zoti Biden përfundoi dozën e tij të gjashtë të Paxlovid, ilaçi që lidhet me uljen e rrezikut të shtrimit në spital ose vdekjes.

Doktor O’Connor tha gjithashtu se zoti Biden ka një variacion COVID që përbën rreth një të tretën e infeksioneve të reja në SHBA.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA