Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur marrëveshjen me teknikun italian Andrea Tedesco, i cili do të marrë drejtimin e ekipit kombëtar U17.
Tedesco do të firmosë një kontratë 1-vjeçare me FSHF-në. Teksa do të drejtojë Kombëtaren U17 në finalet e Kampionatit Europian “Shqipëri 2025”.
Tekniku 39-vjeçar, së fundmi ka qenë në krye të Napolit U19, ndërkohë që për dy sezone ka drejtuar edhe Maltën U19.
Gjithashtu ka punuar edhe në Rumani, në rolin e zëvendëstrajnerit tek Universitatea Craiova 1948. Në fillimet e karrierës, Tedesco ka drejtuar edhe skuadrën italiane Casertana.
Trajner i ri i Shqipërisë U17 do të qëndrojë në Tiranë për të qenë sa më pranë futbollit shqiptar e Federatës Shqiptare të Futbollit.
Tedesco do të jetë i angazhuar maksimalisht gjatë gjithë kohës për të ndjekur e monitoruar talentet.
Si edhe do të nisë menjëherë nga puna për t’u përgatitur për finalet e Kampionatit Europian U17. Që do të zhvillohen në vendin tonë./ Super Sport
Top Channel