Shembja e urës gjigante në Kinë pas reshjeve, lë dhjetra të zhdukur (fotot)

20/07/2024 19:23

Një segment i nje ure madhore automobilistike në veri të Kinës ka pësuar shembje sot papritur duke lënë të paktën 10 të vdekur e të tjerë të zhdukur, njoftonin mediat vendase.

Zyrtarët thonin se shembja ka ardhur prej shirave të fortë tropikalë që kanë rënë në Kinë qendrore e veriore ditët e fundit, që kanë shkaktuar përmbytje dhe dëme të konsiderueshme.

Ura në provincën veriperëndimore Shaanxi thuhej se nuk kishte rezistuar ndaj forcës së vërshimeve në këmbët poshtë saj, duke lëshua një segment natë e të premten, tha agjencia shtetërore Xinhua.

Zyrtarët thanë se të gjitha viktimat u gjetën brenda automjeteve të tyre, të cilat më pas ishin rikuperuar nga grupet e shpëtimit.

Ata shtonin se 30 njerëz mbeten të humbur ndërsa llogaritjet tregojnë se 17 vetura kanë rënë në lumë.

Presidenti Xi Jinping të gjitha përpjekjet për të gjetur të humburit si dhe dhënien e ndihmës në rajone të tjera të dëmtuara nga reshjet.

Përveç reshjeve të forta verore këtë muaj raportohet se dhe një tornado kaloi në një qytezë në lindje të Kinës duke shkaktuar dëme të shumta dhe dhjetra të plagosur, shkruan rrjeti AFP.

FOTO GALERI
1/3
Zyrtarët thonin se shembja ka ardhur prej shirave të fortë tropikalë që kanë rënë në Kinë qendrore e veriore ditët e fundit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA