Një 70-vjeçare është plagosur me thikë, në fshatin Zhupan të Fierit.

Autori është 32-vjeçari me inciale A. N., i cili është vënë në pranga. E plagosura ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 09:20, në fshatin Zhupan, Fier, shtetasi A. N., 32 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasen F. N., rreth 70 vjeçe, e cila ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit, ndërsa 32-vjeçari ndodhet në komisariatin e policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA