
23/02 23:03
Ish-sulmuesi i Shqipërisë, Armando Sadiku, ka marrë një vendim në lidhje me karrierën e tij në futboll.
Futbollisti ka vendosur t’i japë fund rrugëtimit të tij në skuadrën indiane, Mohun Bagan Super Giant.
Ai ka falënderuar të gjithë stafin e ekipit, përfshirë presidentin, trajnerët, fizioterapistët, doktorët dhe njerëzit që e kanë mbështetur në rrugëtimin 1-vjeçar.
Nga ana tjetër edhe ekipi ka reaguar në lidhje me vendimin e Sadikut, duke e falenderuar për kontributin që ka dhënë në ekipin e futbollit.
Top Channel