Ajo që nisi si një shaka në rrjetet sociale për manikotën në veshin e djathtë të Donald Trump, duket se u bë realitet nga delegatët republikanë në konventën e kësaj jave, që tentonin të tregonin solidaritet me kandidatin e preferuar presidencial, që u gëvisht nga plumbi i mistershëm në atentatin e të shtunës së shkuar.
Mes atyre që ndiqnin shembullin në konventën e Milwaukee ishin delegatët nga Arizona Joe Neglia e Stacey Goodman.
“E kam vendosur në simpati me Donald Trump,” tha Neglia për rrjetin The Guardian duke mbajtur një mbulesë qesharake në veshin e tij, shkruan rrjeti vendas Hawaiitribune-herald.
Disa pika gjaku u panë në veshin e Trump ë shtunën kur u qëllua në mitingun në Pennsylvani, por për fat nuk duket se kishte shumë probleme.
“Rrodhi shumë gjak, nuk e kuptova çfarë ndodhi”, tha më pas ish-presidenti në rrjetet sociale.
I biri i kandidatit 78-vjeçar, Eric Trump tha për CBS News se plaga nuk kishte nevojë për qepje, por “shkaktoi një hapje në mish.”
Mbështetësit e Trump në konventën në Milwaukee vlerësonin prezencën e tij si një shenjë ‘rezistence’, ndërsa kritikët nuk ishin të bindur për këtë .
Ish-kampionia e tenisit Martina Navratilova, tallej me fashën e veshit duke e quajtur “reklamë publicitare,” duke shtuar se Trump “nuk kishte asnjë fasho në vesh ditën e atentatit të deklaruar”.
Ndërsa Joe Neglia, delegati republikan nga Arizona, tha për CBS News se fasho që ai mbante në vesh përfaqësonte “tendencën më të re të modës.”
“Të gjithë në botë do të mbajnë një të tillë së shpejti,” tha ai, duke shpjeguar se vetëm kishte palosur një copë letër gjatë rrugës për në konventë dhe e kishte ngjitur në veshin e djathtë, shkruajne mediat.
Stacey Goodman, një tjetër delegate nga Arizona që mbante dhe ajo një copë letër të bardhë mbi veshin e djathtë, tha se ishte “aksesori i ri në solidarit me presidentin Trump, dhe jo me administratën aktuale që është një jo-entitet”.
Top Channel