Koha e zahireve në Korçë, vazhdon tradita e amvisave që bëhen bashkë për t’u përgatitur për dimrin

20/07/2024 12:58

Ditët e nxehta për Amvisat korçare janë të mbushura me angazhim pasi ato i shfrytëzojnë për të përgatitur zahiretë e dimrit.

Çdo verë në lagjet e qytetit amvisat bashkohen në grupe dhe përgatisin petkat një prej gatimeve më të njohura të zonës.

Ashtu si dikur zonjat kanë ruajtur traditën e organizimit së bashku dhe përgatitjes së petkave për njëra-tjetrën dhe fqinjët.

Pavarësisht të nxehtit përvëlues duart e tyre nuk ndalen për asnjë sekondë teksa petët hapen dhe renditen në diell për tu tharë, kështu dimri do ti gjejë shtëpitë plot me rezerva ushqimore.

Traditën ato e vazhdojnë siç e kanë trashëguar ndërsa ndajnë disa sekrete të përgatitjes së petkave

Përgatitja e petkave, dromkave trahanasë, reçelit e më pas turshive janë disa prej gatimeve që tregojnë pasurinë e traditave në familjet korçare dhe që amvisat i ruajnë brez pas brezi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA