Instalacioni i dritave! Gjirokastër, performaca në obeliskun e arsimit në zemër të qytetit

20/07/2024 13:02

Obelisku i arsimit në Gjirokastër i vendosur në zemër të zonës historike u bë pjesë e një performace të rrallë artistike, një instalacion ndriçimi që zgjati për disa orë të mbrëmjes.

Objekti historik me lartësi 7 m një vepër e skulptorëve Muntaz Dhrami, Ksenofon Kostaqi e Stefan Papamihali u përfshi në një lojë simbolike të dritës që ka për qëllim sipas Florian Çangës artistit realizues evidentimin e identitetit të monumentit nëpërmjet emocioneve që fal drita dhe elementëve të tjerë performues.”

“Ky instalacion bazohet në teknikën e hartëzimit por bazohet edhe në elementin e reflektimit të dritës dhe të kazerit si dhe volumetrisë në ajër që ka midis lazerit dhe tymit kurse në aspektin artistik mbështet në përkthimin e identitetit të monumentit në elementë drite, edhe nëpërmjet simboleve,metaforave e semiotikës që jep drita”, tha Florian Çanga-artist i instalacionit.

Përgjatë 18 viteve artisti ka realizuar instalacione dhe projeksione artistike me ndriçim në qytete të ndryshme. Ai e gjen Gjirokastrën si një prej qyteteve më të përshtatshme për instalacionet e dritës.

“Kam rreth 18 vite që merrem por në Gjirokastër në mënyrë të dedikuar në këtë monument kjo është hera e parë dhe është interesante sepse vetë pozicionimi gjeografik i monumentit është shumë i favorshëm dhe për mua dhe për qytetin”, tha ai.

Vitin e kaluar u bë një sfilatë mode këtu ku u realizua diçka e pjesshme e tillë. Kur u vendos që të bëhej diçka në Gjirokastër mendova që ky ishte monumenti më i bukur, fin e elegant dhe që ka elementë shprehës”

Më parë Florian Çanga ka realizuar teknikisht muzeun Kokalari në Gjirokastër një vepër shumë interesante në kujtim të Musine Kokalarit.

Performancat e instalacioneve të dritës ndodhin në mjedise me aspekt vizual të fuqishëm dhe në këtë pikpamje gjithë konteksti historik dhe arkitektonik po tërheq në Gjirokastër shumë artistë jo vetëm të projeksioneve të dritës por edhe të formave të tjera të artit modern.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA