Këtë mesditë, banorët e disa shtëpive private në lagjen Granicë të Gjirokastrës njoftuan për një zjarr që kishte rënë pranë shtëpive e që nuk po e izolonin dot.

Ekipi i zjarrfikësve konstatoi se zjarri ishte vendosur qëllimisht pranë depos së vjetër të ujit për të djegur një sipërfaqe me shkurre. Zjarri morri menjëherë përmasa të tilla që kërcënonte dy banesa.

Aktualisht flakët janë izoluar, por zjarri dogji një sipërfaqe rreth 300 metër me bar dhe shkurre. Në vendngjarje ndodhen edhe forca policore për të hetuar rreth shkakut dhe autorit të këtij zjarri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA