Zjarre në protestën franceze kundër ‘baseneve kolektive’ të ujit bujqësor (fotot)

19/07/2024 19:09

Mijëra njerëz merrnin pjesë sot në protestën e radhës kundër projektit të kontestuar të qeverisë për basenet e përbashkëta të ujit të fermerëve, që kanë shkaktuar demonstrata, veprim ligjor dhe pushtime të ambjenteve nga aktivistet e fermerët.

Në protestën e sotme në Migné-Auxances në veriperëndim të vendit, gazi lotsjellës i lëshuar nga policia shkaktoi një zjarr në fushat e korrura teksa qindra protestues kërkonin ndalimin e nismës absurde pa u konsultuar me fermerët.

Qeveria thotë se basenet e përbashkëta të ujit “do të ndihmojnë në kursimin e tij për arsye mjedisore”, por aktivistët kundër projektit të kontestuar të rezervuarëve, thonë se është “vjedhje e ujit” nga industrialistët e bujqësisë me mbështetjen e qeverisë.

“Uji i përket të gjithëve dhe duhet të kryejmë një vëzhgim për mënyrën sesi kjo po menaxhohet”, tha Julien Le Guet, zëdhënësi i grupit aktivist “Basene, jo falemnderit”, i angazhuar ne protesta prej vitit te shkuar.

Përveç protestave prane impjanteve, kolektivi i protestuesve që kërkon një moratorium për projektin e rezervuarve, dhe kanë ngritur tashmë kampe proteste para zyrave te agjencisë shtetërorë të ujit në disa qytete.

Përfaqësuesja e konfederatës së fermerëve Laurence Marandola, tha:

“Ne jemi fermerë dhe e dimë se ç’do të thotë të ndash ujin e ta kursesh që ta përdorin të gjithë. Uji i bujqësisë nuk mund të mblidhet për t’i shërbyer modelit agro-industrial, monopolizimi ujit është diçka e dëmshme dhe e paqëndrueshme”./AFP/

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA