U arrestua një ditë më parë në Spanjë/ SPAK dërgon dokumentacion për ekstradimin e Leonard Luzit, tentoi të vriste Ervis Matodashajn dhe Inez Hajrullan

19/07/2024 10:13

SPAK dërgon dokumentacion për ekstradimin e Leonard Luzit nga Madridi në Shqipëri.

Ai akuzohet për sigurim kushtesh për të vrarë Ervis Matodashajn dhe Inez Hajrullan, grup kriminal dhe pjesëmarrje në grup kriminal. Shkresa për ekstradimin e tij e firmosur nga prokurorja e posaçme Dolororeza Musabelliu iu përcoll Ministrisë së Drejtësisë, raporton gazetarja Anila Hoxha.

Për 47-vjeçarin, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”.

47-vjeçari akuzohet se më 8 gusht 2023, kishte organizuar vrasjen e Matodashajt dhe Hajrullasë, në bashkëpunim me Amarildo Nikollin (Xhanej), Muharem Koroveshin (alias Muharem Ismaili alias Muharem Myftaraj) dhe Erio Zejnon.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA