Terrorizoi lagjen duke qëlluar me armë, lihet në arrest shtëpie 71-vjeçari në Korçë
19/07/2024 10:44
Prokuroria kërkoi masën e “arrestit në shtëpi” për 71-vjeçarin Edmond Naska, i cili qëlloi disa herë me kallash në lagjen numër 16 të Korçës.
Gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë duke vendosur që 71-vjeçari të rrijë në arrest shtëpie. Kjo masë u kërkua për shkak të moshës së të moshuarit dhe faktit se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Ngjarja u regjistrua 3 ditë më parë, ndërsa u desh ndërhyrja e RENEA-s për të nxjerrë të moshuarin nga banesa pasi ai nuk dorëzohej.
Top Channel