“Të rroftë Mercedesi, nëse trupin e ke karrocë të dytë”, kryeministri Rama në takimin me sipërmarrësit: Në këtë Champions League është shumë e vështirë të…

19/07/2024 14:25

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me me sipërmarrjet, partnerët ndërkombëtarë, drejtuesit e shkollave profesionale dhe ekspertët e reformës së re të arsimit profesional, për  “Arsimin Profesional Dual” dhe “Fondin Kombëtar të Aftësimit”.

Në këtë takim, ai foli për biznesin e turizmit, që e quajti një Champions League, në të cilën duhet të qëndrojnë dhe jo të hyjnë e të dalin.

“Të rroftë makina, nëse organizmin e ke të lodhur. Të rroftë Mercedesi, nëse trupin e ke karrocën e dytë. Të rroftë hoteli me 5 yje, në qoftë se organizmin e gjallë të atyre që mbajnë hotelin e ke me një yll, ku tre cepa janë të thyer. Nuk funksionon.

Dhe sot, meqë turizmi është industria e re që është në shpërthim, ne jemi futur në një hall të madh. Sepse të hysh në Champions League është hall shumë i madh. Puna është të mbetesh në Champions League, jo të hysh e të dalësh. Në këtë lloj Champions League është shumë e vështirë të rikthehesh.

Është shprehja të më mirë të dalë syri se nami, këtu është absolute. Nëse del nami që s’ka shërbim, s’ka marrëdhënie që garantojnë që çfarë jep natyra, ta jep edhe robi, atëherë gjithë këto investime do kthehen në problem shumë të madh financiar”, tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA