Strehohej në Shëngjin me dokumente ukrainase false, arrestohet 39-vjeçari që kërkohej në Itali për trafik droge

19/07/2024 15:46

Është arrestuar në Shëngjin 39-vjeçari me Saimir Bilacaj, i cili kërkohej në Itali për trafik kokaine nga Belgjika.

Ai qëndronte në Shëngjin me dokumente ukrainase të falsifikuara, të cilat u sekuestruan nga policia.

Autoritetet gjyqësore në Itali i kanë caktuar 39-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, pasi dyshohet së në bashkëpunim me të tjerë, ka trafikuar nga Belgjika, në Itali, 110 kg lëndë narkotike kokainë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA