Kryetari i Komisionit Hetimor Parlamentar për sistemin TIMS, Ervin Salianji dhe nëkryetari Toni Gogu janë përplasur sërish edhe këtë mbledhje.
Salianji theksoi se duhet të zbulohet deri ku është përfshirë niveli i zyrtarëve teksa theksoi se deputetët e PS në Komision kanë tentuar të pengojnë hetimet.
Salianji: Po qëndruat shumë kohë në tualet ngatërroni vendin, edhe shfryni këtu. Nuk është vendi këtu për të shfryrë por për të hetuar,. Kështu e keni marrë gjysmën e kohës së Komisionit, keni ikur atje. Në tualet është ai muhabet, jo këtu. Nëse qëndroi gjatë në tualet bie erë kjo punë, po bie shumë erë që doni të mbroni prapë dhe siç e keni mbrojtur, do të zbulohen se janë në proces verbal. Kemi qëndruar deri në 4 të mëngjesit duke pyetur drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit, zyrtarë dhe ju keni qëndruar duke bërë sehir. Ju keni qëndruar për të penguar hetimin, hetimit nuk iu është shkuar deri në fund. Duhet të zbulojmë deri ku është i përfshirë niveli i zyrtarëve.
Ne kemi arritur që të zbulojmë gjëra të llahtarshme deri tani, po ua them dhe ju pasi i kemi zbuluar këto, po bëni çdo përpjekje që ta mbyllni me forcën e kartonit, duke shmangur zyrtarë të tjerë.
Gogu: Hidh në votë deklarimin e përfundimit të hetimit mos e mbani këtë komision zvarrë, nëse doni ta skadoni afatin duke mos lejuar që komisioni të nxjerrë produkti e vet raportin është zgjedhja juaj, ju erdhët me bindje të krijuara e kishit damarin e të hetuarit shumë inaktiv, erdhët duke akuzuar gjyqe personale, s’është qëllimi juaj ndërtimi i shtetit ligjor, gjyqet që bën heroi i demokracisë pas penxheres, ju lëshon juve feromonin, kishin 2 gishta tani keni 1 gisht dhe e drejtoni çdo personi.
Top Channel