Mikautadze përshëndetet me Metz-in: Mbreti juaj Georges i falenderon të gjithë!

19/07/2024 07:58

Georges Mikautadze është gati për të nisur aventurën e re me Lyon-in, ndërsa ka firmosur një kontratë deri më 30 qershor 2028.

Sulmuesi gjeorgjian, i cili ishte mes më të mirëve të EURO 2024, përshëndeti tifozët e Metz-it përmes rrjeteve sociale, ku thekon se nuk do mundet ta shpreh dot kurrë mirënjohjen e tij.

“Për familjen e madhe Metz ka ardhur koha që unë të them lamtumirë. FC Metz do të jetë përgjithmonë i gdhendur në zemrën time. Siç e thashë edhe më parë, ju mund të jeni krenar që mbështesni këtë emër të madh në futbollin francez. Nuk do të mund të shpreh kurrë mirënjohjen time për të gjithë njerëzit që e bëjnë këtë klub. Falenderoj në mënyrë të veçantë z. Carlo Molinari dhe z. Bernard Serin, si dhe të gjithë organikën. Një konsideratë e madhe për të gjithë shokët e mi, falë të cilëve mësova kaq shumë gjatë viteve te Metz dhe sigurisht ju, fansave. Më ke dhënë shumë, jeni shpirti i këtij klubi. Ky qytet ka nevojë për entuziazmin tuaj, për FC Metz. Ju jeni zemra e tij, ADN-ja e tij. Që tani e tutje do të jem fansi juaj numër një dhe do të kthehem sa më shpejt që të jetë e mundur. Edhe pse nuk kam lindur këtu, ju më keni adoptuar si të isha një prej jush, do t’ju jem përgjithmonë mirënjohës. Mbreti juaj Georges”-shprehet Mikautadze. /Supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA